Pak kohë më parë, çifti i famshëm humbi fëmijën e tij të tretë që e prisnin të vinte në jetë së shpejti. Është fjala për Chrissy Teigen dhe John Legend.
Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack. Ishte vetë Chrissy ajo që vendosi që të zbulonte lajmin e trishtë përmes disa fotografive rrëqethëse.
E teksa dhimbja ishte e thellë, Teigen dhe Legend i dhanë forcë njëri-tjetrit. Ata morën një mësim të mirë për jetën pavarësisht se do ta ndjejnë gjithmonë mungesën e bebushit që nuk patën kurrë.
Për herë të parë në një intervistë, Chrissy dhe John folën për këtë ngjarje të hidhur që ndikoi kaq shumë në jetët e tyre. Ata treguan për “Good Morning America” sesi i dhanë forcë njëri-tjetrit për ta përballuar këtë.
“Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë. Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njerëzit kalojnë një tragjedi”, tregoi John.
“Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Është e pabesueshme”, shtoi Chrissy.
Top Channel