Studentët do të vazhdojnë mësimin online në banesat e tyre pa prezencën fizike në auditore për një periudhë të pacaktuar sipas vendimit të marr Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Por si e kanë pritur studentët këtë vendim?

“E pritshme ishte vetëm se shqetësimi ynë këtë herë është që s’ka afat. Gjysma e studentëve të klasës mungojnë në orën virtuale. Mësimi online nuk ka lidhje me mësimin në auditore. Nuk ndërhyjmë dot për pyetje se ka probleme teknike”

“Mësimi online ka qenë jo eficent. Pedagogu bën monolog nuk pyes dot se s’marr përgjigje”.

Edhe pse viti i ri akademik nisi virtualisht, shpenzimet e studentëve vijojnë të jenë të njëjta.

Më të vështirë e kanë të rinjtë nga rrethet që studiojnë ne Universitetin e Tiranës, si Teisa kurti studentja e drejtësisë e cila paguan tarifën e plotë të studimit dhe krah saj shtëpinë me qira në kryeqytet që tani nuk i nevojitet pasi është kthyer në vendlindje, në Krujë.

Top Channel