Shpërthen bombola e gazit, dëmtohen pronari i banesës dhe bashkëshortja e tij

24/11/2020 13:45

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë, ku në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi.

Sipas policisë, për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel