Pikëpyetje për misionin e OFL/ GJKKO i sugjeron Ministres së Drejtësisë ndryshimin e neneve për sekuestron

24/11/2020 19:46

Operacionit Forca e Ligjit shkurt OFL i mbyllet mandati në fund të këtij viti. Por akti normativ mbi të cilin kjo strukturë funksionon po shikohet i diskutueshëm edhe nga gjyqtareët e posaçëm.

Në një mbledhje të të gjithë gjyqtarëve, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sygjeruar ministres së drejtësisë që të shikojë e të propozojë ndryshime sa i takon disa neneve, në bazë të të cilave OFL sjell kërkesa për sekuestro pasurish edhe ndaj personave të konsideruar të zakonshëm në botën e krimit.

Në shkresën që Top Channel disponon gjyqtarët e posaçëm i kujtojnë Etilda Gjonaj se GJKKO duhet të shqyrtojë kërkesa për sekuestro dhe konfiskim pasurish vetëm për të akuzuar për vepra të krimit të organizuar dhe të korrupsionit dhe jo për vepra dytësore siç realisht po ndodh.

Për këtë qëllim gjyqtarët antikorrupsion kërkojnë ndryshim të aktit normativ numër 1, madje për ta më i rëndësishëm është ligji antimafia i 2009, përderisa në shkresën sygjeruese përmenden referencat e kësaj pakete mbi të cilën janë hetuar asetet e krimit deri tani.

Për këtë arsye kërkohet ndërhyrja në tre nene e këtij akti normativ theksojnë gjyqtarët në mënyrë që edhe kompetencat dytësore pra të OFL të jenë në përputhje me parësorin, ligjin antimafia.

Ndryshimet që kërkohen kanë lidhje me shqyrtimin e kërkesave për sekuestro pasurish për veprat jashtë juridiksionit të SPAK dhe gjykatës së posaçme në gjykatat e rretheve , që do të sillte një ulje të ndjeshme të fluksit .

Deri me tani gjykata e posaçme me seli në Tiranë ka pranuar 120 kërkesa për sekuestro, por fluksi më i madh i aseteve që kërkohet të bllokohen nga
OFL janë automjete që u përkasin të dënuarve jashtë kompetencave të SPAK sikurse vrasjet, grabitjet dhe gjobëvenia. Nga ana tjetër ka diskutime që

OFL të kërkojë shtyrje të mandatit, por diçka e tillë mbetet ende e pa faktuar.

Top Channel