Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me akuzat politike të bëra nga ana e opozitës për situatën e covid -19.

Sipas Ramës opozita arrin të përdorin edhe të vdekurit për t’i shërbyer luftës së tyre për të ardhur në pushtet.

“Arrin të përdorin edhe të vdekurit edhe vdekjen, për një nevojë të një lufte të dëshpëruar për pushtet. Është e turpshme që ne të diskutojmë ne këtu. Nuk ka si ndodh.  E pamundur. diagnozat i bëjnë mjekët. Nuk jemi ne të diskutojmë këtu dhe aq më pak partitë politike të vënë diagnoza. Nuk ka një përgjigje tjetër.” tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë në disa media u shpërndanë pamje të rënda nga morgu, ku shiheshin disa trupa të mbështjellë me çarçaf në dysheme për shkak të fluksit të lartë të vdekjeve.

Top Channel