Edi Manushi i shtohet listës së personazheve publikë të infektuar me COVID-19. Ai këtë të martë, ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli rreth përjetimit të sëmundjes dhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Manushi theksoi se ndihet mirë dhe se simptomat nuk i ka pasur të agravuara. Teksa po bisedonte me Bietën, Manushit iu kërkua të dilte në ambientet e jashtme të apartamentin ku banon.
Sapo doli në derën dalëse, ai vuri re një buqetë të madhe me lule, dhuratë kjo e bërë nga stafi i emisionit “Ftesë në 5”, në bashkëpunim me bashkëshorten e Manushit, Danielën.
Drejtuesi i “E Diell-ës” dhe “Procesit Sportiv” u ndie i surprizuar nga surpriza dhe nuk ngurroi të falenderonte Bietën për këtë dhuratë të papritur në këto ditë të vështira që po kalon.
Top Channel