Celularë dhe para/ Arrestohen dy persona në Vlorë, ishin shpallur në kërkim për vjedhje

24/11/2020 12:46

Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje kanë rënë në pranga në Vlorë.

Bëhet fjalë për S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

• Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;

•Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

•Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;

•Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

•Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;

•Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;

•Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.
………….

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xh. B., 17 vjeç, pasi në datën 19.11.2020 i ka vjedhur një shumë parash dhe aparatin celular një shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel