Tokat pa vaditje, më pak prodhim/ Në Zadrimë, fermerët me sytë nga pastrimi i kanaleve

23/11/2020 12:20

Sistemi vaditës dhe kullimit prej shumë vitesh ka qenë një ndër problemet kryesore për fermerët ne zonën e Zadrimës.

Pasi kur toka nuk kullon apo vaditet nuk jep prodhim.

Bashkia e Lezhës tashmë prej ditësh ka nisur nga puna ne këtë zonë për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve.

Sipas drejtorit te bujqësisë Dode Jaku kjo ndërhyrje do te japë një impakt mjaft pozitiv.

Pjesa më e madhe e banorëve te Zadrimës merren me bujqësi dhe kjo ndërhyrje duket se për ta do te japë fryte pozitive.

Top Channel