Observimi i ushtrive, SHBA: Bye, bye “Open Skies”

23/11/2020 08:45

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur disa kushte, Trump-i deklaroi në maj se se ai do të tërhiqej nga traktati. Thirrjet e partnerëve evropianë për ta rishikuar vendimin, ranë në veshë të shurdhër në Uashington. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e administratës së tij për t´u tërhequr nga marëveshja “Open Skies”, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht të dielën (22.11)  nga marrëveshja. Traktati siguron kryerjen e fluturimeve inspektuese mbi territoret e vendeve anëtare për të monitoruar aktivitetet ushtarake. Zyrtarët e SHBA-së akuzojnë Rusinë për cënim të traktatit “Open skies” duke bllokuar fluturimet survejuese mbi disa zona, përfshirë enklavën ruse të Kaliningradit
dhe kufurin me Gjeorgjinë.

Trump-i nxehur për shkak të fluturimeve mbi fushat e golfit

Këshilltari për sigurinë i presidentit Trump, Robert O’Brien, tha atëhere se arsyeja për largimin e SHBA-së është, se rusët e kanë shkelur marrëveshjen sistematikisht duke iu ndaluar amerikanëve dhe aleatëve të tyre fluturimet. Po ashtu ata kanë fluturuar mbi objekte civile, Shtëpinë e Bardhë, Camp David dhe një fushë golfi ku ndodhej Presidenti Trump.

US-Außenminister Pompeo in IsraelSekretari i Shtetit Mike Pompeo

Më 22 maj, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate me shkrim njoftoi se vendimi i vendit të tij për t´u larguar nga traktati do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh, më 22 nëntor. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 1992 midis NATO-s dhe Rusisë dhe u lejonte të 34 vendeve nënshkruese të kryenin disa vëzhgime çdo vit në hapësirën ajrore të këtyre vendeve. Kështu, SHBA-ja dhe Rusia mund të kryenin përkatësisht 42 fluturime kontrolli çdo vit. Në tërësi u bënë më shumë se 1500 fluturime nga të gjitha vendet.

Marrëveshja konsiderohet si një shtyllë e masave për krijimin e mirëbesimit. Mundësia për të vëzhguar aktivitetet amerikane si në
Poloni ose Gjermani është atraktive për rusët dhe për këtë arësye vendi mbetet pjesë e marrëveshjes pavarësisht rezervave masive. Për SHBA-në kjo marrëveshje nuk rezultoi shumë e favorshme megjithë kostot në rritje. Për më tepër SHBA-ja ka një akses të gjerë në satelitët fotografues, prandaj nuk janë shumë të varur nga fluturimet vëzhguese, sa për shembull janë rusët.

Russland I Außenminister Sergei LawrowSergej Lavrov

Gjermania do të mbetet pjesë e marrëveshjes

Në fillim të këtij muaji ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kërkoi që vendet e mbetura të NATO-s që do të mbledhin të dhëna nga fluturimet vëzhguese nuk duhet t´i ndajnë ato me Uashingtonin. Ai gjithashtu insistoi se bazat e SHBA-së në Evropë nuk duhet të përjashtohen nga misionet vëzhguese ruse. Qeveria Federale ka kundërshtuar largimin e SHBA-së nga “Open Skies” dhe ka deklaruar se ajo të mbetet pjesë e saj. Vëzhguesit kanë dyshime se largimi i SHBA-së nga „Open Skies” është vetëm goditja e parë e përpjekjeve për çarmatimin./DW/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA