Kryepeshkopi Janullatos fiton ‘luftën’ me Covid-19/ Sot del nga spitali

23/11/2020 09:33

Autoritetet spitalore greke njoftuan se kryepeshkopi i Tiranës,Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastas, do të dalë sot nga spitali Evangjelizmos,ku ishte shtruar me covid 19.

Mjekët thanë se kryepeshkopi u trajtua për disa ditë me gjithë kurat e nevojshme dhe ka dalë fitimtar prej përballjes me virusin e rrezikshëm.

Pavarësisht moshës së madhe dhe problemeve me zemrën,Hirësia e tij e kishte përballuar me qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme shpirtërore sëmundjen.

Më herët ai kishte publikuar  një frazë shumë shpresëdhënëse për të gjithë besimtarët:

“Mos  u tremb,por beso”.

Kryepeshkopi do të qëndrojë edhe për disa ditë në Athinë,për tu rikthyer sërish në Shqipëri në ditët në vazhdim.

Top Channel