Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbaruar mbledhjen e cila po zhvillohej prej orësh, ku është marrë vendimi për skualifikimin e Zhaklina Petos dhe Eugen Papandiles për në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse ata u rikthyen në garë me vendim gjykate.

Ndërkohë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është paditur në SPAK me akuzën se po manipulon procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

Pikërisht Zhaklina Peto ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vitore Tusha dhe relatoren që e verifikoi Miranda Andoni.

Të dyja anëtaret e këshillit në vlerësimin e kandidates Peto kanë shpërdoruar detyrën, njëra në cilësinë e relatores ne hetimin administrativ ka shkelur rëndë procedurën gjatë ndalimit te kandidimit ndonëse gjetjet ishin pozitive.

Ndërkohë gara për Gjykatën Kushtetuese vijon për Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën.

Njoftimi

1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

– Eugen Papandile
– Zhaklina Peto

3. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga

Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
– Aleksandër Toma
– Altin Binaj
– Eugen Papandile
– Ilir Haznedari.
– Orkida Totojani

4. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatë tpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:
– Altin Binaj
– Ilir Haznedari

5. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së KED të datës 02.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A.Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

B. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:

1. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
C. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Eugen Papandile, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA