Humb jetën në aksident një grua! Trajleri përplaset me një makinë në aksin Thumanë -Krujë, shoqërohet shoferi

23/11/2020 12:09
Foto ilustruese

Krujë- Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Thumanë -Krujë ku një grua ka humbur jetën ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel”  dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel”  dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel