Në një komunikim për mediat të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se situata paraqitet në nivel risku të shtuar dhe se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet shëndetësore, për të bërë të mundur luftimin e Covid-19.

“Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14-ditore. Femrat janë prekur 52 përqind dhe meshkujt 48 përqind. Grup-moshat më të prekura janë ata më të moshuara. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska, respektim të masave të vendosura kohët e fundit”, tha Fico.

Ndërkohë zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se mësimi në universitete do të vazhdojë online deri në një moment të dytë.

Për sa i përket shtrëngimit të masave antiCovid, Komiteti i Ekspertëve deklaroi se për momentin do të mbeten në fuqi vetëm ato që janë, ndërsa situata është nën monitorim.

 

 

Top Channel