Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, këtë të diel, ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.

Teksa po kujdesej për gjelat e pulat e detit, Nora, tregoi se si e gatuan këtë shpend, në natën e ndërrimit të viteve. Ajo tha se zakonisht e gatuan në dy mënyra, me pilaf dhe me  përshesh, por ajo vetë preferon ta konsumojë me pilaf.

 

“Unë nuk mund të ther dot gjel. Unë zakonisht e gatuaj me përshesh e pilaf. Mua më pëlqen me pilaf, ndërsa pjesa tjetër e familjes e ka qejf me përshesh”, u shpreh Nora.

Gjithashtu ish-deputetja, tregoi se si festohej nata e ndërrimit të viteve para viteve 90-të. Ajo tha se pastrohej e gjithë shtëpia, hiqeshin të gjitha orenditë dhe dërgoheshin për pastrim. Po ashtu nuk la pa përmendur “kritikat” e gjyshes, nëse punët nuk bëheshin në mënyrën e duhur.

 

“Para viteve 90-të e pastroje shtëpinë me themeli. Unë filloja, do të tundeshin qilimat, do të hiqeshin të gjitha perdet, laheshin xhamat. Do të pastrohej rrëzë më rrëzë. Gjyshja ime kur vinte të na kontrollonte dhe si kishim pastruar rrëzat, nuk merrnin çmimin që jemi të zonjat, por të pa zonja”, përfundoi Nora.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA