
22/02 16:36
Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, gjatë kësaj puntate, u diskutua në lidhje me ndërhyrjet plastike, ndërhyrje të cilat janë kthyer në trend vitet e fundit.
Megjithatë, shumë persona ende kompleksohen nga të bërit e këtyre ndërhyrjeve dhe shpesh nuk i tregojnë rezultatet. Për një gjë të tillë reagoi Megi Pojani, e cila në shenjë revolte tha se njerëzit të “çajnë trr****”, duke bërë thirrje që njerëzit të ndihen të lirë për të bërë zgjedhjet e tyre.
“Ore të çajnë trr****, mua s’më palas fare, fare. Ka njerëz që duhet të ndryshojnë jetën e jetesës dhe të ndrydhen në vetvete, sepse ka njerëz të tjerë që nuk janë të kënaqur dhe nuk pranojnë gjërat që ato kanë bërë”, u shpreh Megi.
Top Channel