Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.

Sipas  portalit investigativ, “Essexnewsandinvestigations” të cilit i referohet Top Channel, i arrestuari është  Albert Shahu.

Shqiptari 32 vjeçar banues në  White City Estate, në zonën e  Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.

Arrestimi i tij u bë në metronë Queensway në zonën Bayswater. Albert Shahu me origjinë nga Dibra u përball me gjykatën  Southwark Crown Court nga ku iu komunikuan akuzat.

Në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

Metroja në Londër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA