Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave.
Në 24 orët e fundit 103 persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 1630.
Vlen të përmendet se gati 1000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu numri i të intubuarve përsëri është rritur duke shkuar në 540.
Sa i përket rasteve gjatë ditës së dielë janë konstatuar vetëm 1498 te prekur, numër relativisht i ulët në krahasim me javën e fundit. Ne total Greqia numëron mbi 91600 raste me covid-19.
Ndërkohë çdo orë e me tepër rriten vështirësitë nëe spitalet e mëdha të Selanikut të cilat punojnë me kapacitete mbi limitet e tyre për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe të intubuarve.
Top Channel