Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi kanë qarkulluar të dehur.
Njëri prej tyre ka kundërshtuar policin, kurse tjetri ka qarkulluar pa patentë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel