Në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”, u nxit një debat mes konspiracionistit Alfred Cako dhe gazetarit Bledi Mane në lidhje me ekzistencën e COVID-19.
Në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”, u nxit një debat mes konspiracionistit Alfred Cako dhe gazetarit Bledi Mane në lidhje me ekzistencën e COVID-19. Cako tha se beson në ekzistencën e virusit, por ai nuk do të mbajë maskë, pasi thotë se nuk do ta zë asnjëherë ky virus.
Bledi Mane: Për ty Fredi ekziston apo jo COVIDI. Ai thotë nuk më zë, ndërsa shton se shoku im është i infektuar.
Alfred Cako: Nuk kam thënë që nuk më zënë, kam thënë maska nuk të mbron.
Bledi Mane: Për ty ekziston virusi?
Alfred Cako: Ka hipoteza të ndryshme. Ka shumë mjekë të cilët thonë që virusi nuk ekziston, një grup shkencëtarësh italian kanë thënë që asnjë në
Itali nuk ka vdekur nga COVIDI, por të gjithë kanë dvekur nga trajtimi i gabuar që i kemi bërë. Numri i të vdekurve që japin qeveritë dhe të lidhura me OBSH-në.
Bledi Mane: Ti thua ekziston dhe bën thirrje që të mos mbroheni, të mos mbani maskë.
Alfred Cako: Kam thënë mos mbani maskë sepse ajo ul pehashin.
Bledi Mane:Larg qoftë një ditë ne sëmuremi dhe Fredi infektohet
Alfred Cako: Nuk infektohem unë. Nuk infektohem unë.
Top Channel