Kryeministri Edi Rama me anë të një video mesazhi në Facebook u është drejtuar qytetarëve lidhur me situatën e krijuar nga covid duke thënë se është një sprovë që po e vuan e gjithë bota.

Rama ka shtuar se është krenar me punën që qeveria ka bërë për tu përballur me këtë sfidë.

“Është një sprovë e përbotshme që po sfidon sistemet shëndetësore. Njerëzit pa dallim kombësie e shtresë shoqërore. Sprovë për shkencën, mjekësin dhe mediat, por mbi të gjitha sprovë për karakterin e kombeve, shoqërive dhe individëve. Këtë sprovë ashtu si sprova e tërmetit, ne nuk e kemi zgjedhur por jemi sfiduar ta përballojmë. Askush nuk mund të fajsohet pse u goditëm, por mënyra e reagimit tregon kush jemi. Tërmeti godet fort dhe le pas pasoja për një kohë të gjatë ndërsa virusi godet nga pak dhe një kohë të tej zgjatur. Por në të dyja rastet del në pah karakteri ynë si zëdhënës i publikut në media e në politikë. Jam krenar se si ne kemi reaguar për të dy rastet se si njerëzit janë bashkuar qoftë duke ndihmua apo duke bërë pjesën e sakrificës në këta muaj përballje me virusin. Jam shumë krenar si kryeministër se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve.  Deri tek forcat e sistemit shëndetësisë.” tha Rama.

Top Channel