Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Po kështu në pranga ra edhe D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.

Policia arrestoi edhe I.S., 38 vjeç, pasi me datë 19.11.2020, me anë të mashtrimit ka vjedhur motorin e shtetasit K.R. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në komisariat.

Listës së të arrestuarve iu shtuan edhe A.A., 36 vjeç dhe M.P., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel