Kanosën për motive të dobëta babë e bir/ Në pranga 3 persona në Shkodër, të arrestuarit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal
Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
Po kështu në pranga ra edhe D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.
Policia arrestoi edhe I.S., 38 vjeç, pasi me datë 19.11.2020, me anë të mashtrimit ka vjedhur motorin e shtetasit K.R. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në komisariat.
Listës së të arrestuarve iu shtuan edhe A.A., 36 vjeç dhe M.P., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel