Mjekja Najada Çomo është aq e njohur tashmë për përkushtimin e saj dhe të gjithë kolegëve të saj në spitalin infektiv për të kuruar të prekurit nga covid.
Ajo sot ka ditëlindjen, të cilën po e kalon me të sëmurët me covid në spitalin infektiv. Ka qenë Greis Çomo vajza e doktoreshës e cila ajo që ka uruar e para të ëmën dhe i ka treguar edhe të tjerëve se dhurata më e mirë që mund të bëhet për doktoreshën, është të respektohen rregullat.
Ja mesazhi i Greis:
“Sot, si çdo dite tjetër ti je ne Spital, duke i shërbyer me përkushtimin maksimal çdo individi i cili është duke vuajtur pasojat e këtij virusi qe ka ndryshuar jetët e secilit prej nesh. Gëzuar Ditëlindjen mushi
Dhurata me e bukur qe mund ti bëni mamit është te respektoni rregullat”
Lufta kundër covid ka bërë që me mijëra mjekë e infermierë të sakrifikojnë shumë këto muaj, duke punuar me orare të gjata dhe në kushtet kur edhe ata vetë mund të infektohen nga covid. Falë punës së tyre tashmë janë shëruar me mijëra të infektuar dhe mjekët janë aktualisht shpresa më e madhe se këtë betejë do ta fitojmë
Top Channel