Falsifikimi i testeve dhe lejeve në kufi/ Nis nga Korça në gjithë qytetet e vendit

21/11/2020 15:27

Per shkak te nje rrjeti te gjere falsifikatorësh qe siguronin teste negative dhe formulare PFL per udhëtaret pika e kalimit kufitar te Kapshticës është mbyllur.

Falsifikatorët dyshohet se kane falsifikuar 9000 formulare PFL te cilat u jane dhëne udhëtareve ne Korce, Fier, Shkodre dhe qytete te tjera te Shqipërinë duke u shitur ne vlera nga 5 deri ne 200 euro ne periudhen e diteve kur kishte fluks te larte lëvizje ndërkohe qe kuota ne ketë pike kufitare ishte 300 persona ne 24 ore.

Pas zbulimit nga TCH te këtij skandali i cili u pasqyrua edhe ne mediat greke, Kapshtice u mbyll ndërsa e vetmja mundësi kalimi drejt vendit fqinje mbetet pika e Kakavijës ku perseri autoritetet greke duken dyshuese dhe krahas verifikimit te dokumentacionit te kërkuar, testeve dhe formularëve, bejne edhe testimin e shpejte te koronavirusit per çdo udhëtar.

Top Channel