Publikimi i fotove te tilla nga morgu, qofshin reale ose jo, tejkalojnë te gjitha limitet njerëzore.

Ne nje situate te tille pandemie, ku mjeket po përballen prej tete muajsh, nje deklarate e kreut te opozitës, se po manipulojnë kartelat mjekësore  jo vetëm i fyeu por shoqëruar një dite me pas dhe me te tilla foto duket se kaloi përtej njerëzores.

Askush nuk mendoi se çfarë dhimbje shkakton tek familjaret te cilët kane humbur te afërmit e tyre me covid .Profesor Dhimiter Kraja apo prof Luli i cili ka drejtuar me vite shërbimin infektiv e qe sot është ne pension, e gjetëm serish ketë te shtune teksa largohej nga ambientet e spitalit.

Mjeket e konsiderojnë te turpshme publikimin e te tilla fotove për te bere bere politike. Dr Afrim Yzeiri ishte ne shërbim te pacienteve pranë spitalit covid 3 dhe e gjetëm teksa u shpjegonte familjareve mbi gjendjen shëndetësore te te afërmeve te tyre

Pervec mjekeve, kane reaguar ashpër ne lidhje me kete fakt gazetare dhe përfaqësues te shoqerise civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA