
24/02 08:32
Policia gjermane ka hapur një rast hetimi në qytetin Essen, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës, shkruan The Guardian.
Mjeku i dyshuar nga shkurti punon në spitalin e Essenit dhe policia dyshon për vrasjen e dy burrave të moshës 47 dhe 50 vjeç, që ishin të sëmurë rëndë dhe ishin të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv.
Mediat gjermane raportojnë se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se jepte injeksionet vdekjeprurëse.
Spitali gjerman ka njoftuar se mjeku është pezulluarr dhe se janë duke ndihmuar policët në kryerjen e hetimeve.
Top Channel