![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
13/02 22:59
“Daily Mail” shkruan se gruaja e sundimtarit të Dubait i ka dhënë të dashurit të saj, truprojës britanik 1.2 milion paund që të mos fliste për lidhjen e tyre.
Gjithashtu raportohet se ajo e ka mbajtur me dhurata luksoze gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare, mes tyre edhe një orë 12 mijë paund dhe armë të mirë.
Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, e shpërbleu truprojën britanik, me kushtin që ai ta shoqëronte kudo që shkonte.
Tradhtia e saj u bë çështje edhe gjatë seancës në Gjykatën e Lartë kundër burrit të saj në Londër, ku ajo fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve që ka me sheikun.
Top Channel