15 vdekje nga covid/ Kjo është mosha e viktimave, mes tyre një fëmijë 16 muajsh

20/11/2020 17:10

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një rekord negativ vdekjesh nga covid-19, ku kanë humbur jetën 15 persona.

Mes viktimave thuhet se është edhe një fëmijë vetëm 16 muajsh, i cili vuante nga një sëmundje e rrallë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Top Channel