Mbyllet dogana e Kapshticës/ Vendimi ekstrem nga Greqia, pas kapjes së analizave false

20/11/2020 15:19

Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin grek ka çuar ne mbylljen e pikës së kalimit kufitar te Kapshticës. Prej orës 06.00 te mëngjesit pala greke ka ndërprere punën duke ndaluar kalimin për këmbësorët,automjetet, autobuzat dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, janë vendosur pika me forca policie të cilat të mbikëqyrin situatën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.

Por mëngjesi ka krijuar nje situate te vështire për mjetet e tonazhit te rende te cilet pavarësisht kufizimeve te vendosura.prej fillimit te pandemisë nuk jane penguar per te kaluar ndersa kete here jane detyruar te kthehen pas dhe ti drejtohen pikëkalimit te Kakavijës.

Shteti grek ka vendosur qe te lere te hapur piken e kalimit kufitar te Kakavijës për shkak se vetëm atje ka mundësi verifikimi të analizave të testit të covid, duke respektuar kuotën prej 750 personash gjate 24 orëve e cila mbetet e vetmja mundesi per te kaluar ne anen tjeter te kufirit.

Top Channel