Lulzim Basha u përgjigj dje për akuzat që i janë ngritur nga të mbijetuar të masakrave në Kosovë dhe ish komandatë të UÇK. Ai mohoi se se e ka takuar Milaim Bellanicën në Kukës, edhe pse detyra e tij e vetme gjatë qëndrimit 4 mujor në Kukës si punonjës i zyrës për hetimin e krimeve të luftës ishte mbledhja e fakteve dhe provave nga të dëbuarit nga Kosova.

Ndërsa kjo çështje mbetet ende për të verifikuar për vërtetësinë e thënies së kryetarit të PD, akuza tjetër ajo e pjesëmarrjes së tij në proceset hetimore kundër drejtuesve të UCK qartazi lë shumë pikëpyetje. Ja si e argumentoi Basha akuzën e ngritur nga komandati i UCK Latif Gashi, se ai ka marrë pjesë në arrestimin e tij dhe është sjellë si polic. Latif Gashi e deklaroi këtë gjë në vetë të parë.

Deklarata e Baton Haxhiut është përdorur si argument politik edhe nga PD, por pyetja qëndron. Nga e dinte Baton Haxhiu me kaq siguri se në arrestimin e Gashit, nuk ka qenë Lulzim Basha. Të gjithë pjesëtarët e UNMIK kanë qenë të maskuar dhe emrat e tyre nuk figurojnë askund. Ndërkohë baton haxhiu nuk ka qenë dëshmitar gjatë arrestimit që ta dije. Atje kanë qenë vetëm Latif Gashi dhe familja e tij e cila konfirmon me bindje të plotë se gjatë arrestimit ka qenë Basha me maskë.

Për këtë rast Basha thotë se Haxhiu rrëzon akuzën e Gashit. Por më Pas për Bashën, Baton Haxhiu është gënjeshtar sepse shprehet i bindur se kishte parë dokumentet zyrtare që tregonin se Basha kishte marrë pjesë në procesin e Fatmir Limajt.

Top Channel