1600 shtëpi të pastrehëve/ Rindërtimi pas tërmetit. Në fazën e parë nisin 800 banesa të reja

20/11/2020 15:05

Bashkia e Tiranës është do të ndërtojë 1600 banesa individuale për të prekurit nga tërmeti 26 Nëntorit. Në fazën e parë po ndërtohen 800 banesa njëra prej tyre edhe kjo shtëpi në Farkë e Izet Cengut.

Ndërsa  në Lanabregas familja e Behar Lanës  hyri  në shtëpinë e re.

Ne tha kryebashkiaku Erion Veliaj  themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Për ta ilustruar këtë Veliaj dha disa detaje për progresin e punës në shkollën Sami Frashëri duke mos e kursye ironinë për shefen e LSI.

“Kryetar ne sa mbaruam të gjithë pilotat tek “Sami Frashëri”, kështu që tani fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur çik ata në Paskuqan se ishin mprehur se do t’u shkonte shkolla atje. Kështu që u desh të sqaronim se ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodh çdo javë. Ne patëm nga prindërit e “Sami Frashërit” një peticion që të mos shkojë shkolla në Paskuqan. Mund të them që një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA