Trajneri i klubit italian, Calcio Catania në Serie C, Giuseppe Raffaele është dënuar me katër ndeshje mosparaqitje me klubin e tij, pasi bëri një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar të ekipit Vibonese.
Incidenti ndodhi në minutën e 91’ të ndeshjes. Një lojtar i Vibonese-s bëri një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar afër vijës së rivënies anësore, por para se të vërsulej në kundërsulm, ishte trajneri i Catania-, ai i cili ndërhyri dhe e ndali aksionin.
Ai bëri një hap para ngadalë dhe futi këmbën e tij të djathtë brenda në fushë për t’ia hequr topin nga këmbët lojtarit të Vibonese. Gjyqtari i ndeshjes ndërhyri menjëherë ku e ndëshkoi atë me karton të kuq.
Videon rreth ngjarjes mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë:
Top Channel