Aksidentet në Shqipëri nuk kanë pësuar uljen e pritshme, edhe pse ky vit u konsiderua dhe projektua nga Ministria e Brendshme si viti i sigurisë rrugore.

Ndonëse në kushte pandemie dhe izolimi për më shumë se dy muaj, aksidentet kanë qenë në shifra të larta, edhe pse më të ulëta krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga INSTAT gjatë 10 mujorit 2020 humben jetën në aksidentet rrugore 153 persona në të gjithë vendin, shumica e të cilëve ishin të rinj. Vetëm në muajin tetor humbën jetën 25 persona, prej të cilëve ishin 23 meshkuj dhe dy femra.

Gjatë 2020 u numëruan 108 aksidente rrugore nga 118 të ndodhura në muajin tetor 2019, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë tetorit të këtij viti numri i të aksidentuarve është 148 persona nga 143 që ishte një vit më parë. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2020 është 1312 persona nga 1713 persona

Numri më i madh i fataliteteve nga aksidentet në rrugë ndodhi në qytete e mëdha, si në Tiranës, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier, si rrjedhojë e përqendrimit të lartë të popullsisë dhe dendësisë së automjeteve.

Shqipëria renditet ndër vendet më numrin më të larta të fataliteteve nga aksidentet rrugore në Rajon dhe Europë. Një strategji e hartuar katër vite më parë për reduktimin e humbjeve të njerëzve në rrugë nuk ka arritur objektivat.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA