Megjithëse ka 21 vite nga krijimi i saj, Top Gold Radio është ndër të vetmet që dëgjohet me endje kudo dhe kurdo. Pranë saj gjithkush shuan mallin e kohërave të arta pasi tingujt që transmetohen në këtë radio plotësojnë dëshirat e shumë brezave, ato të kaluara dhe brezave të sotëm.
Si radio e vetme shqiptare vetëm me muzikë dhe pa ndërprerje publicitare, qëllimi i Top Gold Radio është të kënaqë gustot e dëgjuesve të saj duke i servirur një muzikë të përzgjedhur me kujdes deri në detaj, kryesisht ato para viteve 2000.
Në kuadër të risive të shumta nëpër të cilat po përshkon Top Albania Radio, edhe Top Gold nga ana tjetër është pjesë e rrjedhës së ndryshimeve të saj nga ato që të kënaqin syrin e të mbushin shpirtin.
Nëse keni bërë një vizitë në platformat sociale të Top Gold me siguri keni parë që ndryshimet e para kanë filluar. Radio-ja e dashur e dëgjuesve vjen me një logo të re, thuajse identike me atë të Top Albania Radio, por diferencën e bën ngjyra e artë që është simboli i saj.
Ama ky, është vetëm fillimi pasi Top Gold rezervon surpriza të tjeta që lidhen me programacionin e saj e shumë gjëra të tjera që do t’ju argëtojnë në çdo orë të ditës e sidomos ato të natës.
Top Channel