Tirana më e bukur se kurrë në prag të festave, Bashkia e Tiranës zbukuron qytetin me dritat shumëngjyrëshe

19/11/2020 11:27

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në kryeqytet.

Sheshi “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit.

Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta.

Falë kujdesit të Bashkisë , Tirana këto vite ka “pushtuar” edhe mediat e huaja për atmosferën festive.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA