Theu xhamin e makinës së policisë dhe goditi policin/ Arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, u gjobit për parkim të gabuar

19/11/2020 13:03

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga në Shkodër pasi kundërshtoi punonjësit e policisë dhe dëmtoi mjetin e tyre të punës.

Bëhet fjalë për E. V., banues në Shkodër. Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel