Takimi i Bashës me Bellanicës/ Bollino: Gënjeshtra e tij është krim, kam fakte që janë takuar

19/11/2020 22:36

Analisti Carlo Bollino, e cilësoi si krim gënjeshtrën që sipas tij Basha ka bërë në lidhje me historinë e treguar nga Milaim Bellanica, në lidhje me video-kasetën me masakrat serbe në Krushë të Madhe, që Bellanica, pretendon se ia ka dorëzuar liderit opozitar.

Pretendimin e Bashës se nuk është takuar me Bellanicën, Bollino e cilësoi si të pavërtetë dhe tha në “Open” se disponon fakte që takimi është bërë.

“Gënjeshtra në politikë është krik. Mua më intereson nëse Basha gënjen a jo, nëse e bën ai ka bërë krim. Tha nuk kam takuar Bellanicën, këtu gënjen. Unë kam prova që ai gënjen për takimin me Bellanicën”, tha Bollino.

 

Top Channel