Parku i Ri Fotovoltaik i Spitallës/ Nis gara ndërkombëtare për projektin e energjisë diellore

19/11/2020 15:48

Shqipëria hap garën e një ankandi ndërkombëtar për ndërtimin e një parku të dytë pas atij të Karavastasë, në përftimit të energjisë përmes paneleve diellor në zonën e Spitallës.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë shpjegoi se ky park fotovoltaik do të shtrihet në një sipërfaqe prej 120 hektarë.

“Prodhimi parashikuar është 100 megavat nga të cilat 70% do të blihen nga OSHE dhe 30% do të disponohen në treg të lirë nga prodhuesi. Ky çmim do të vendoset përmes ankandit një procedurë e shkelur dhe e suksesshme sipas procedurës së ndjekur me parkun e Karavastasë edhe në këtë rast tavani nga i cili ne fillojmë është 55 Euro”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama foli për  rëndësinë e këtij parku të dytë fotovoltaik.

Zonës së Spitallës tha kryeministri do ti shtohet edhe një park ekologjik pikërisht në vendin ku dominonin  malet me mbetje të qytetit të Durrësit. Kryeministri paralajmëroi edhe hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri të mallrave në Durrës.

 

Top Channel