Analisti Carlo Bollino tha në Open se ai ka qenë dëshmitar vetë, në 1999 si gazetar i medias italiane Ansa, dhe konfirmoi prezencën e kreut të PD, Lulzim Basha në Kukës.

Madje ai tha se për këtë mund edhe dëshmojë dhe presidenti Ilir Meta, pasi ai asaj kohe ka qenë tek hotel “Turizmi”.

“Rastësisht kam qenë vetë atje, e kam parë Bashën në Kukës në 1999, por ka qenë atje si përfaqësues i tribulanes, bashkë me të ka qenë një prokuror sudafrikan, Dimaruga.

E kam intervistuar pasi kishte ardhur nga Krusha e Madhe, është transmetuar nga Ansa në prill. Kam intervistuar dhe prokurorin. Tani Bellanica, ky dëshmitar bashkë me videon është prova më e madhe e masakrës.

Nuk e di pse Basha nuk e pranon, ai ishte bashkë me prokurorin, te ish-hotel Turizmi, ku ishte dhe Meta si përfaqësues i qeverisë, mendoj se dhe ai mund ta dëshmojë për ditën e investigimeve.

Nuk e besoj që Basha ka ndikuar për zhdukjen e kasetës, po flasim për dy, ku njëra ishte vetëm audio. Pse ai gënjen pse se pranon, që e ka takuar Bellanicën”, tha Bollino në Open.

Dëshmitari i Krushës se madhe Milaim Bellanica, do e deklaronte në intervistën e parë dhënë në Top Channel, se kishte takuar Bashën në Kukës në prill të vitit 1999, pak orë pasi BBC kishte transmetuar, 2 minuta pamje të masakrës në Krushë të Madhe. Bellanica gjithashtu konfirmoi në intervistë dhe Basha i kishte përmendur në takim dhe prokurorin sudafrikan, Dimaruga.

Top Channel