Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim, për vepra të ndryshme penale.
A. L., 32 vjeç , në lagjen “Sporti”, Gramsh, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. M., i cili u vu nën hetim në gjendje të lirë, ushtronte aktivitet të lojërave të fatit. Ndërsa A. J., 19 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e Policisë, për shkak të detyrës.
I. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Q. B., dhe për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan. Goditet një rast i ushtrimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Si rezultat është konstatuar një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë shtetasi A. L., 32 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”. Ky shtetas, në lagjen “Sporti”, Gramsh, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. M. (i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), ushtronte këtë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtuar në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një laptop dhe 62.700 lekë që dyshohet se janë përfituar nga biletat e vendosura për loto. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin A. J., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e Policisë, për shkak të detyrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas, pasi në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Q. B., dhe për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Top Channel