Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në Fier

19/11/2020 10:00
Foto ilustruese

Fier- Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

I arrestuari është M. S., 21 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

M.S., 21 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Top Channel