Keqtrajtoi një të mitur, në pranga 46-vjeçari i dënuar me 8 muaj burg

19/11/2020 10:03
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur në Mallakastër.

A.M. u dënua me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” në datën 09.10.2020.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin: A. M., 46 vjeç, banues në Ballsh. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 09.10.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel