Ironia e Gjekmarkajt pas fjalës së Bolinos: Basha duhet të tregojë edhe ngjyrën e mbathjeve

19/11/2020 23:55

Debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po diskutohet për akuzat ndaj Lulzim Bashës në lidhje me luftën e Kosovës. Analisti Carlo Bolino tha se gjatë luftës së Kosovës ka qenë në Kukës si gazetar i Ansas dhe e ka parë që është takuar me Bellanicën, fakt ky që kundërshtohet nga lideri i PD-së.

Pas qëndrimit të Bolinos, reagoi edhe analistit Agron Gjekmarkaj. Gjekmarkaj bëri ironi me historinë e krijuar.

A është legjitime që një kandidati për kryeministër t’i zbardhet e kaluara?

“Natyrisht gjithçka është legjitime, sidomos pas pretencës që mbajti gazetari i nderuar Bolino. Bashës i lind detyrimi tu rrëfejë shqiptarëve numrin e këpucëve, ngjyrën e brekëve, në ha apo jo gjellë katundarësh nëse bën gjimnastikë në mëngjes”- tha Gjekmarkaj.

Etikën do ta kërkoja në këtë studio. Me kujdes- ndërhyri Eni Vasili.

Po e drejtë, ndjesë!- tha Gjekmarkaj.

Top Channel