Të gjithë pacientët e prekur me Covid-19 që trajtohen në shtëpi nuk do të paguajnë ansnjë lek për ilaçe. Mjafton të paraqiten në farmaci me një recetë të rimbursueshme nga mjeku i familjes dhe do të mund të marrin të gjithë gamën e medikamenteve të nevojshme.
Sipas vendimit të qeverisë paketa e barnave për trajtimin në banesë për personat e diagnostikuar me koronavirus do të bëhet nëpërmjet dy skemave trajtimi. Për skemën e parë që përfshin formën e lehtë të trajtimit të virusit, vlera e rimbursimit të ilaçeve nuk do të jetë më e madhe se 1650 lekë për recetë.
Lista e barnave të rimbursueshme për këtë stad përfshin antipiritikët, vitaminat, aspirinën dhe paracetamolin, që përkon edhe me kurën e trajtimit për këtë formë.
Ndërsa skema e dytë, që përkon me formën e mesme të sëmundjes parashikon një rimbursim të ilaçeve në një vlerë që nuk kapërcen 10 900 lekë, ku përfshihet rimbursimi i barnave të tilla si azitromicina, vitaminave apo antibiotikët që mund të marrin të sëmurët në varësi të rastit. (Tab 3) (Tab 4)
Nga kjo paketë rimbursimi do të mund të përfitojë e gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, qofshin ato të siguruar apo jo.
“Një pjesë e fondit për rimbursimin e këtyre ilaçeve do të vihen në dispozicion nga buxheti i këtij viti, teksa për vitin e ardhshëm janë planifikuar rreth 1.2 miliardë lekë për këtë trajtim mjekësor.”
Top Channel