Gjykata vendos: Llalla do të gjykohet/ Avokati për Top Channel: Prisnim të pushoheshin të gjitha akuzat!
19/11/2020 15:45
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë.
Avokati i tij tha për Top Channel se: Ne prisnim të pushoheshin të gjitha akuzat.
Llalla do të përballet me drejtësinë, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka hequr sekuestron preventive vendosur ndaj pasurive të tij.
Hetimet për këtë rast u ndoqën SPAK dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Irena gjoka.
Lalla i ka të hapura llogaritë me drejtësinë që prej 3 vitesh teksa SHBA e ka shpallur non-grata.
Top Channel