Një tjetër rekord sa i përket të prekurve me Covid-19 ka shënuar edhe Elbasani me 41 të prekur në 24 orët e fundit.

Por edhe Bashkia e Librazhdit 11 te  prekur një numër i madh ky nisur nga popullsia e kësaj bashkie të vogël. Në këto momente kur qindra të prekur, qindra vatra aktive ka në të gjithë qarkun nuk mund të flitet më për një vatër të përcaktuar në një institucion, pasi të prekur me Covid-19, tashmë gjen të të gjithë institucionet përfshirë shkollat ku 44 mësues  janë të prekur vetëm në ZRVA e Elbasanit.

Situata përsa i përket edukatorëve të kopshteve është pothuajse e njëjtë. Të prekur ka në spitale, në bashki dhe në çdo institucion tjetër ashtu si në të gjithë vendin. Në spitalin psikiatrik të Elbasanit, janë 14 pacientë të prekur me Covid-19 dhe 6 personel shëndetësor. Gjendja e pacientëve paraqitet e stabilizuar, ata po marrin kurat e nevojshme brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa përsa i përket personelit shëndetësor, ata janë të karantinuar nëpër banesat e tyre.

Top Channel