Dyrnjaja përplaset me Gjekmarkajn: Letrat që ka firmosur Basha po gjykojnë njerëz në Hagë

19/11/2020 22:21

Ish-komandantët e UÇK-së, ndër të cilët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ndodhen në Hagë, ku po gjykohen për krime lufte.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe është lakuar dhe emri i kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, si ish-përkthyes i UMNIK-ut, gjatë kohës së luftës në Kosovë, por edhe në lidhje me kasetën me masakrat në Krushën e Madhe, ku Milaim Bellanica, personi që filmoi masakrën, pretendon se ia ka dorëzuar incizimi origjinal të filmimeve monstruoze Lulzim Bashës. Këto zhvillime po komentohen në studion e emisionit “Open”, ku ndër të ftuarit janë gazetari Denis Dyrnjaja dhe analisti Agron Gjekmarkaj. Dyrnjaja argumentoi se Basha duhet të dalë dhe të sqarojë opinionin publik në lidhje me akuzat e bëra së fundmi, duke shtuar se kemi një situatë konjektive me atë të ish-kryeministrit Berisha, ku ky I fundit ka cilësuar komandantët e UÇK-së si terroristë. Ndërsa Gjekmarkaj, tha se UMNIK-u, institucioni që Basha ka punuar si përkthyes vite më parë, ka mundësuar shtet formimin e Kosovës.

 

Denis Dyrnjaja: Basha është i kompromentuar derisa nuk tregon të kundërtën.  Për sa kohë ai nuk reagon. Ai është kandidat për kryeministër, dhe duhet të përgjigjet për këtë. Pra ka një lidhje midis babait dhe birit politik të dy bashkë konvergojnë në një pikë, njëri i ka cilësuar UÇK-së si terroristë, ndërsa Basha po implikohet së fundmi. Është e vërtetë që Lulzim Basha dhe vajza e kryeministrit Berisha kanë punuar në Kosovë. Ne thjesht po sjellim në vëmendje fakte. Ky tjetër ka ecur dhe më tej ka qenë pjesë e grupit hetimor, në ato letra ku ai ka firmosur po gjykohen njerëz në Hagë.

Agron Gjekmarkaj: E ka bërë OKB-ja, Kosovën e ka çliruar SHBA-ja.

Denis Dyrnjaja: Milloshevici ka kryer gjenocid dhe krime, Thaçi nuk ka bërë.

Agron Gjekmarkaj: UMNIK-u garantoi shtet formimin e Kosovës.

Denis Dyrnjaja: Nuk duhet të krahasojmë viktimën me agresorin.

 

Top Channel