Dropull/ Shtohen vjedhjet, hajdutët vënë në shënjestër shtëpitë e emigrantëve

19/11/2020 12:34
Drropull

Banorët e zonës së Dropullit ankohen se janë shtuar vjedhjet.

Hajdutët sulmojnë shtëpitë e lëna bosh nga familjet emigrante. Periudha e pandemisë ka zbehur lëvizjen në fshatra, pasi më të rinjtë gjenden në Greqi dhe për shkak të kufizimit të lëvizjes nuk e kanë vizituar vendin që në maj.

Dyert në fshatra mbyllen që në orën 6. Shumë banesa janë vjedhur nga frika e pandemisë dhe në shumicën e rasteve nuk janë kryer as denoncime.

“Këtu na vijnë e na vjedhin, në shtëpi këtej e andej, kam frikë  se jam vetëm. Duhet të na respektojnë si pleq që jemi, duhet të vendosin një patrullë policie aty”, tha një e moshuar.

Vjedhjet kanë qenë në realitet i trishtë prej më shumë se një dekade në zona ku 80% e popullsisë është në emigracion.

Top Channel