Denis Dyrnjaja në “Open”: Basha të dale dhe të sqarojë pozicionin e tij, ja përse përmendet emiri i tij

19/11/2020 21:54

Në studion e emisionit “Open”, po komentohet situata e trazuar politike në Kosovë, ku ish-komandantë të UÇK-së, njëkohësisht figura publike në Kosovë, ndodhen para Gjykatës së Hagës, pas akuzave për krime lufte.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe është lakuar edhe emiri i kryedemokratit Lulzim Basha, si ish-përkthyes i UMNIK-ut gjatë luftës së Kosovës, por edhe si personi që ka marrë një kasetë të incizuar të masakrës serbe në Krushë të Madhe, ku Milaim Bellanica, njeriu që ka filmuar masakrën, pretendon se kasatën origjinale ia ka dorëzuar liderit opozitar. Denis Dyrnjaja, gazetar i Top Channel, tha se emir i Bashës po përmendet së fundmi, pasi zinxhiri drejtues i UÇK-së ndodhet para Gjykatës së Hagës. Ndërsa shtoi se Basha sipas tij duhet të dalë dhe të sqarojë opinionin publik.

“Që të mos reagosh është një gjë komplet mos institucionale. Prandaj ka qëndrime shteti, sepse nuk do të ishim më shtet. Çfarë bën mazhoranca është puna e saj. Nëse zinxhiri komandues nuk do të ishte në Hagë, ne nuk do të do t’ja dinim çka bërë Basha. Por kur jemi në këtë situatë, Basha duhet të na sqarojë rolin e tij. Kur janë marrë njerëzit në pyetje, Basha ka qenë aty. Ai ka përkthyer apo ka marrë në pyetje. Ne nuk do të merreshim me Lulzim Bashën nëse ato persona nuk do të ishin para Hagës”, u shpreh Dyrnjaja.

 

Top Channel