Bushati për Bashën: Është poliagjent i përmasave ndërkombëtare, shyqyr që s’qenka gjumash

19/11/2020 23:00

Në Open në Top Channel po diskutohet për akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe komisionin e Posaçëm të ngritur nga Kuvendi. I ftuar në Open në Top Channel analisti Andi Bushati ironizoi historinë e krijuar duke e quajtur Bushatin poliagjent.

“Lulzim Basha është një poliagjent i përmasave ndërkombëtare. Ai zhduk prova, paska shpëtuar edhe SHBA e BE-së. Deri dje i thonit gjumash.

Tani na u bë poliagjent. Nuk do ja lëmë Shqipërinë në dorën e serbëve. Janë fyese për publikun këto histori”- tha Bushati.

Top Channel